BALLINA

RREGULLORJA ORARI I NDESHJEVE GALERIA NA KONTAKTONI

 

Rregullorja e turnirit

 

Rregullorja e turnirit eshte pjese e rregullores se futbollit te vogel qe vlen ne Norvegji pershtatur kushteve te salles, kohes qe kemi ne disponim dhe kushteve tjera.

Rregulli 1 - Fusha

Fusha: Ne kete rast perdoret fusha e hendbollit, goli i hendbollit dhe shenjat e hendbollit.

Rregulli 2 - Topi

Per te rritur perdoret topi i madhesise 5 (topi qe lejohet brenda-parket)

Rregulli 3 - Lojtaret

Ne loje jane 4 lojtare dhe portjeri. Numri i lojtareve rezerve eshte pa kufizime. Lojtaret mund te nderrohen sa here te duan gjate lojes. Nderrimi mund te behet gjate tere lojes e ashtuquajtur nderrim fluturues dhe duhet te behet afer vijes mes fushore. Kjo nuk vlen per portjerin. Portjeri mund te nderrohet vetem ne nderprerje loje dhe per kete duhet sinjalizuar referi.

Rregulli 4 - Pajisjet e lojtareve

Do te ishte teper mire nese ekipi ka pajisje te veta (breke e drese). Por nese nuk i ka ateher do te mundohemi ti kemi disa ekstra per ata qe nuk kane. Mbrojteset e kembeve nuk jane te obligushme por i propozohen te gjithe ti perdorin.

Rregulli 5 - Referi

Te gjitha ndeshjet udhehiqen nga nje refer. Referi i ka te gjitha kompetencat per ta udhehequr lojen qe i eshte ndare dhe ti permbahet rregullores se futbollit. Kete vite te gjitha ndeshjet referohen nga 2 refere profesionale.

Rregulli 6 - Zgjatja e lojes

Zgjatja  e ndeshjeve eshte si vijon: Ndeshjet kualifikuese do te zgjasin nga 15 min, ato perfundimtare nga 20 min (nese rezultati mbetet baraz ateher ekzekutohen penalti) dhe finalja 20 min.

Rregulli 7 - Fillimi i lojes

Kapitenet e ekipeve me referin hedhin short se kush do te filloje me top dhe ekipi ne cilen ane te fushes. Ekipi fillon me top prej mesit te fushes dhe kur eshte shenuar nje gole.

Rregulli 8 - Topi eshte jashte lojes

Kur i tere topi ka kaluar vijen anesore ose vijen e golit edhe kur referi e nderpren lojen ateher eshte topi jashte lojes.

Rregulli 9 - Goli

Gol eshte ateher kur topi i tere e ka kaluar vijen e golit. Kur topi eshte jashte lojes(out innspark) nuk mund te shenohet goli direkt.

Rregulli 10 - Offside - pozite jashte loje

Nuk praktikohet ne futboll te vogel.

Rregulli 11 - Gabimet dhe ndeshkimi

Gabimet ne loje, dmth. thyerja e rregullave te futbollit dhe sjellja jo sportive jane gabime. Keto gabime ndeshkohen ne kete menyre: gabimet e shkalles se ulet sipas vleresimit te referit ndeshkohen me karton te verdhe kurse ato te shkalles se larte ose nese gabimet e shkalles se ulet perseriten ndeshkohen me karton te kuq. Lojtari qe merr kartonin e kuqe largohet nga loja dhe ekipi duhet ta perfundoj lojen me nje lojtare me pak. Lojtari denohet me nje loje paus pra loja e pare e ardhshme pas marrjes se kartonit te kuq.

Rregulli 12 - Penalti, goditje denimi

Penaltia goditet prej vije 7 metershe, te gjithe lojtaret duhet te jane jashte vijes 9 metershe. Kur eshte goditje denimi lojtaret duhet te largohen 5 metra prej topit.

Rregulli 13 - Venia e topit ne loje

Kur topi eshte jashte lojes vihet ne loje duke shqelmuar me kembe e jo dore si ne futboll te madhe. Kur topi eshte jashte lojes dhe portieri duhet ta vene ne loje ateher ai e gjuan topi ne fushe me dore (ne tere fushen) e nuk ka drejt me kembe. Kjo nuk vlen nese topi nuk eshte jashte lojes. Topi duhet te vihet ne loje pa kaluar 4 sekonda ose hu mbet topi.

Rregulli 14 - Korneri

Rregullat jane si ne futboll te madhe.

Rregulli 15 - Portieri

Pos asaj qe eshte cekur me larte vlen edhe kjo: portieri nuk guxon ta kap topin me dore nese topi i dergohet nga lojtari i ekipit te tij (shqelmuar me kembe dhe me qellim dergimi deri te portjeri). Portieri mund ta kap topin nese lojtari i ekipit e ka goditur topin me koke.

Rregulli 16 - Pikat (Poenet)

Ekipi qe fiton i merr tri pika per rezultatin baraz merret nje pike. Nese dy ekipe kan pike te njejta ateher shikohet golaverazhi, me vone kush shenoi me shume gola loja mes ekipeve me pike te njejta dhe nese jane plotesisht te njejta terhiqet shorti.

Rregulli 17 - Ankesa

Ankesa mund ti drejtohet keshillit organizativ me shkrim. Per ankese duhet paguar denim prej 300 koronave. Ankese me shkrim mund te paraqet vetem kapiteni i ekipit. Keshilli organizativ duhet te pergjigjet ne ankese ne afat prej 30 minutash. Ankesat me goje nuk merren ne shqyrtim.

Shtese:

Kerkojme qe te gjithe pjesemarresite e turnirit ti permbahen rregullave te futbollit, te tregojne mjeshteri teknike me top, te permbahen nese nuk jane ne pelqim me referin sepse gjykimi i referit eshte perfundimtar dhe nuk mund te ndryshohet. Sjellja jo sportive ose fyerja ndaj referit ose lojtareve te ekipit kundershtar nuk do te lejohet dhe do te denohet. Qellimi kryesor i ketij turniri eshte manifestimi i festes sone kombetare, nderimi i heroit tone kombetar  ADEM JASHARI, argetimi yne, etj.

Me shprese se ky turnir do te kaloj si eshte me se miri dhe se te gjithe pjesemarresit do ta ndiejne veten si fitues pavaresishte se a kane zene vendin e pare ose jo.

Ju pershendet

Keshilli organizativ

Ne emer te keshillit Nasuf Xhylani

 

Krijuar dhe mirembajtur nga Denycomputers.com


1